Lidhje

SHBA, 27 milion dollarë për Kosovën


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, nënshkruan të martën në Prishtinë një Marrëveshje mbi “Grantin e Objektivave Zhvillimore”, përmes së cilës Shetet e Bashkuara do të investojnë 27 milionë dollarë në Kosovë.

Marrëveshja synon përmirësimin e sundimit të ligjit, qeverisjen e mirë, ritjen e investimeve dhe të punësimit.

Të dy përfaqësuesit thanë se kjo marrëveshje dëshmon për partneritetin e vazhdueshëm në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Thaçi u shpreh mirënjohës për ndihmën amerikane ndaj Kosovës që nga paslufta, nëpërmjet misionit të USAID-it.

“Falë përkrahjes kemi arritur të shtojmë kapacitetet në fushën e sundimit të ligjit, të përmirësojmë qeverisjen dhe të mbajmë ritmin e zhvillimit pozitiv ekonomik”, tha presidenti Thaçi.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të ndihmojnë Kosovën në përballjen e saj me sfidat kryesore drejt të ardhmes evropiane.

“Në kemi arritur shumë duke punuar së bashku dhe duhet të ruajmë përkushtimin në arritjen e qëllimeve që i kemi vënë vetes. Veçanërisht po ndihmojmë Kosovën që të ulë nivelin e korrupsionit në mënyrë që të largohen pengesat për zhvillim ekonomik dhe të inkurajohet besimi i qytetarëve në institucione demokratike” tha ambasadori Delawie.

Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishte edhe administratorja e lartë e USAID-it nga Byroja për Evropë dhe Euroazi, Margot Ellis, e cila po qëndron për një vizitë në Kosovë.

XS
SM
MD
LG