Lidhje

Gjashtë të dënuar për planifikim sulmesh terroriste


Një gjykatë në Prishtinë dënoi me rreth 26 vjet heqje lirie gjashtë persona të akuzuar për planifikim sulmesh terroriste.

Gjykata shpalli fajtorë dhe dënoi Bujar Behramin me 10 vjet heqje lirie, Besim Kastratin me 4 vjet, Resim Kastratin e Gramos Shabanin me nga 7 vjet, Edona Halitin me një vit, Leotrim Musliun me 2 vjet e tre muaj dhe Albert Ademajn me 1 vit e gjashtë muaj heqje lirie.

Të arrestuar në qershor të vitit 2018, ndaj tyre ishte ngritur akuzë në tetor të vitit të kaluar për veprën penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Ata akuzohen për planifikim sulmesh ndaj paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë, ndaj një kishe në veriun e vendit si dhe sulme tjera në mjedise publike në Kosovë por edhe në Belgjikë dhe në Francë.

Të gjithë të akuzuarit kishin mohuar pretendimet e prokurorisë gjatë procesit gjyqësor.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 400 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Mbi 70 veta kanë humbur jetën, ndërsa qindra janë kthyer nëpër vite prej andej, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur. Mbi 50 veta janë dënuar deri tash për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG