Lidhje

Parlamenti i Kosovës nderon viktimat e Srebrenicës


Deputetët e komunitetit boshnjak në Kosovë u shprehën të pakënaqur që nuk mund të marrin pjesë në përkujtimin e masakrës së Srebrenicës për shkaqe politike

Parlamenti i Kosovës me një minutë heshtje, nderoi të enjten viktimat e masakrës së Srebrenicës.

Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli tha se masakra e Srebrenicës, paraqet gjenocid dhe krim që duhet të prekë ndërgjegjen e gjithë botës.

Ndërsa deputetët e komunitetit boshnjak shprehën pakënaqësinë e tyre lidhur me faktin se më 11 korrik, kur do të mbahet ceremonia përkujtimore për të shënuar 20 vjetorin e masakrës, ata nuk mund të udhëtojnë për në Srebrenicë, për shkak të procedurave të ndërlikuara të udhëtimit, meqë Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Më 11 korrik të vitit 1995, trupat e serbëve të Bosnjës, pushtuan Srebrenicën, një qytet që ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara, duke ekzekutuar rreth tetë mijë mysliman boshnjak.

Të mërkurën Rusia i vuri veton një projekt-rezolute të Kombeve të Bashkuara që e dënon si akt gjenocidi masakrën e vitit 1995.

XS
SM
MD
LG