Lidhje

Fillon marrja në pyetje e ish pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë


Për shtatë orë me radhë ka zgjatur intervistimi i ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i cili ishte i pari që u paraqit në prokurorinë e posaçme për krime lufte në Hagë, për t’u marrë në pyetje me çka edhe filloi puna konkrete e këtij institucioni.

Fillon marrja në pyetje e ish pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:33 0:00

Zoti Mustafa i njohur me emrin e luftës i komandant Remi, drejtonte Zonën Operative të Llapit, një rajon në veri të Prishtinës gjatë luftës në Kosovë. As ai e as avokati i tij Arianit Koci nuk folën pas marrjes në pyetje, ndërsa më herët para se të hynte në ndërtesën e përkohshme të prokurorisë së posaçme, zoti Mustafa është këtu “për t’u përgjigjur në pyetjet e prokurorit në lidhje me rolin e tij në pretendimet e prokurorëve”.

Pas tij, pritet të vazhdojë intervistimi i Sami Lushtakut, ish komandant i Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës në Kosovë dhe intervista do të zhvillohen edhe më një numër ish pjesëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare.

Në mesin e atyre që kanë marrë ftesë është edhe Remzi Shala, i njohur me emrin e luftës si “Molla e kuqe”, i cili u ka thënë medieve lokale se nuk do të paraqitet në intervistë meqë nuk i beson Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, që me emrat dhomat e specializuara, do të veprojë në Hagë, nën ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Në korrik të vitit 2014, ish prokurori i Posaçëm i Bashkimit Evropian, që ishte ngarkuar me hetimin e këtyre pretendimeve, Clint Williamson, tha se nuk kishte prova për trafikim organesh por kishte prova për përfshirje të zyrtarëve të lartë të UÇK-së në krime kundër njerëzimit

Ai tha atëbotë se hetimet dëshmonin që elementë të caktuar të Ushtrisë Çlirimtare mund të jenë përfshirë në "vrasje të paligjshme, rrëmbime, zhdukje të detyruara, burgosje të paligjshme në kampe në Kosovë dhe në Shqipëri, dhunë seksuale, forma të tjera të trajtimit çnjerëzor, zhvendosje me dhunë të individëve nga shtëpitë dhe komunitetet e tyre”, etj.

Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, njëzet vjet më parë.

Të ftuarit thanë se janë të gatshëm të përballen me drejtësinë dhe të bindur se përballja do të dëshmojë pastërtinë e luftës së shqiptarëve të Kosovës. Një bindje të tillë e ritheksuan edhe udhëheqësit më të lartë të Kosovës, të cilët takuan të ftuarit para se të niseshin për në Hagë.

Më 22 dhjetor të vitit 2017, një grup deputetësh hodhi nismën për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme, duke sfiduar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj kryesor që paralajmëruan për pasoja të rënda nëse ndodhë shfuqizimi i saj.

Në fillim të muajit shkurt të vitit 2018, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës të gjetur nën trysni politike, thanë se “gjykata nuk do të shfuqizohet”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG