Në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se marrëdhëniet me SHBA nuk rrezikohen për shkak të tarifave kundër Serbisë dhe Rusisë. Ai i bëri komentet pas kërkesave të zyrtarëve amerikanë që të pezullohen tarifat. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.