Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, akuzoi të martën Beogradin dhe Prishtinën, që siç tha ai, i pamundësuan të marrë pjesë në një tubim me simpatizantët e tij në veriun e Kosovës. Vojisllav Sheshel, është politikani vetëm serb që autoritetet në Prishtinë i kanë ndaluar hyrjen në Kosovë ku partitë politike nga Serbia po mbajnë tubime në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentarë të Serbisë, që mbahen më 24 prill.