Lidhje

Kosova në pritje të rifillimit të bisedimeve me Serbinë


I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pritet që javën e ardhshme të qëndrojë në Prishtinë në një përpjekje për të siguruar rifillimin e bisedimeve të pezulluara gati dy vjet më parë.

Ende nuk është bërë e ditur se me kë do të takohet zoti Laçak, emërimi i të cilit në këtë post është kritikuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, meqë diplomati Lajcak vjen nga Sllovakia një nga pesë vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kosova në pritje të rifillimit të bisedimeve me Serbinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:02 0:00

Unë ende zyrtarisht nuk jam i informuar, por do të shohim agjendën dhe prioritetet të cilat i ka në përkushtimin e tij përfaqësuesi i Bashkimit Evropian pastaj natyrisht se do të përgjigjem si president i vendit, si zyrë e presidentit, por për neve është me rëndësi që përfaqësuesit ndërkombëtar që merren me këtë çështje, ta trajtojnë Kosovën si një vend i pavarur dhe sovran, çdo qasje tjetër është e dështuar kushdo që të jetë ai”, tha ai.


Presidenti Thaçi tha se ka besim të plotë në qasjen e Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje me Serbinë.

Lidershipi i presidentit të SHBA-së presidentit Trump dhe dinamika e energjia e ambasadorit (Richard) Grenell do të jenë efektive dhe do të shënojnë rezultate konkrete. Nuk është koha tashmë për matje të pulseve apo trajtime seminarike të çështjes së Kosovës, por është koha për vendimmarrje historike që sjellë rezultat konkrete”, tha ai.

Heqja e tarifave ndaj mallrave serbe dhe më pas edhe të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, hoqi edhe pengesat për rifillimin e bisedimeve. Në Kosovë sërish janë ngjallur debatet se kush do të drejtojë këto bisedime. Presidenti Thaçi tha se ai përfaqëson Kosovën në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm ndërsa bëri thirrje për bashkërendim të institucioneve dhe partive politike.

Qeveria e re thotë se bisedimet do të udhëhiqen prej saj, ndërsa po përpiqet të sigurojë një konsensus edhe me opozitën për këtë çështje. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti paralajmëroi krijimin e një forumi të udhëheqësve të të gjitha partive politike për procesin e bisedimeve.

I ftoj ata që të pranojnë të dëgjojnë qasjen tonë karshi këtij procesi dhe të bëhen pjesë e procesit”, tha zoti Hoti.

Por, lëvizja Vetëvendosje refuzoi një ftesë të qeverisë së Kosovës për të diskutuar në lidhje me bisedimet e ardhshme me Serbinë. Në reagimin e kësaj lëvizjeje thuhet se “një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë, nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj, thekson kjo lëvizje, ajo nuk i është përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jetë pjesë e atyre takimeve”.

Askush nuk e di se kur mund të rifillojnë bisedimet por qartazi kjo nuk mund të ndodhë para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi që mbahen më 21 qershor. Vizita e zotit Lajcak shihet si pjesë e përpjekjeve për të qartësuar rrjedhën e këtij procesi që filloi më 2011 por nuk arriti të sigurojë normalizimin ndërmjet të dyja vendeve.

Charles Kupchan
Charles Kupchan

Charles Kupchan, nga Këshilli Amerikan për Punë të Jashtme, në një intervistë me programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, tha se pas heqjes së tarifave dhe reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë, Beogradi duhet të ndërmarrë veprime që “do të çonin mesazhin te Kosova, qytetarët dhe qeveria e saj se gjerat po kthehen në binarë të duhur”.

Ai mendon se fundi i këtij muaji mund të shënojë edhe rifillimin e bisedimeve por e quan “tepër optimiste” mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje deri në fund të këtij viti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG