Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për telekomunikacionin dhe energjinë. Pajtimi u arrit në takimin e gjashtëmbëdhjetë me radhë ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.
Po ashtu ata janë pajtuar që gjatë ditëve në vijim grupet punuese të të dyja palëve të vazhdojnë diskutimet lidhur me procesin e zgjedhjeve për pushtetin komunal në Kosovë që do të mbahen më tre nëntor.
Në një komunikatë për opinion të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherin Ashton, thuhet shkurt se kryeministrat kanë arritur marrëveshje për telekomunikacionin dhe energjinë.
“Sa u përket zgjedhjeve komunale të nëntorit, kemi shqyrtuar përparimin e arritur dhe kemi marrë disa vendime të rëndësishme për të siguruar zgjedhje të ndershme, me pjesëmarrje sa më të plotë të mundshme në procesin zgjedhor. Kryeministrat janë pajtuar që Grupet Punuese për zgjedhjet, të kryesuara nga OSBE-ja, të takohen sërish në ditët e ardhshme, në mënyrë që vendimet e marra sonte të zbatohen në kohën e duhur”, thuhet në komunikatën e zonjës Ashton por pa dhënë më shumë hollësi rreth vendimeve për këtë çështje.
Pa ndonjë hollësi para gazetarëve u paraqit edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili e cilësoi me rëndësi arritjen e marrëveshjeve, ndërsa lidhur me zgjedhjet tha se është diskutuar që ato të jenë gjithëpërfshirëse, të lira dhe demokratike.
Ndërsa kryeministri serb, tha se është shënuar përparim i dukshëm në zbatimin e përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Po ashtu është arritur marrëveshje në fushat e telekomunikacionit dhe energjisë dhe Serbia ka përmbushur detyrimet e saj, tha kryeministri serb, duke shfaqur besimin se me së largu në fund të janarit do të fillojnë bisedimet e Serbisë për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
Asnjëri nga bashkëbiseduesit nuk ka dhënë hollësi rreth marrëveshjeve të reja, sipas të cilave Kosova do të fitojë kodin e saj telefonik. Aktualisht ajo shfrytëzon kodin telefonik të Serbisë për telefoninë tokësore, ndërsa kodet e Sllovenisë dhe të Monakos për telefoninë celulare. Në të ardhmen pritet që ajo të ketë kodin e saj 383.
Ende nuk dihen hollësi as rreth marrëveshjes mbi energjinë rreth së cilës ka pasur mospajtime për disa çështje siç është kërkesa e Beogradit për një operator të veçantë për furnizimin e komunitetit serb me energji elektrike.
Kryeministri serb tha se janë lënë anash çështjet e pronësisë dhe tash për tash furnizimi i komunitetit serb në veri të Kosovës, nuk do të pësojë ndonjë ndryshim.
Ai tha se takimi i radhës nuk mund të pritet deri pas përfundimit të zgjedhjeve për pushtetin komunal në Kosovë. Mbi 100 subjekte politike janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe nga ky numër 18 subjekte janë nga radhët e komunitetit serb, përfshirë edhe veriun e banuar me shumicë serbe.
Beogradi përgatiti listën e nismës qytetare me emrin Serbia, e cila përbëhet nga përfaqësues të partive politike serbe në pushtet në Serbi dhe në mesin e kandidatëve për kryetar komunash ka edhe ish drejtues paralele të komunave veriore. Emri i kësaj liste nuk është parë me sy të mirë në Kosovë dhe Beogradi druan që regjistrimi i saj të mos vërtetohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Autoritetet serbe vazhdimisht kanë kërkuar që zgjedhjet të jenë të paanshme ndaj statusit të Kosovës.
Në përpjekje për të mundësuar pjesëmarrjen e serbëve të veriut në zgjedhje, autoritetet në Prishtinë vendosën që në fletëvotime të jetë vetëm logoja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por jo edhe simbolet e shtetësisë së Kosovës, një veprim që nxiti reagime të brendshme në Kosovë. Madje lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e fletëvotimeve.
Pjesëmarrja e serbëve të komunave veriore në zgjedhjet komunale, është pjesë e marrëveshjes së 19 prillit e arritur ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë. Pas tyre do të krijohet bashkësia e komunave serbe që sipas marrëveshjes do të ketë një shkallë të gjerë autonomie.