Beogradi duhet të përgjigjet sot nëse është i gatshëm të pranojë një marrëveshje për veriun e Kosovës.
Marko Gjuriç, këshilltar i presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, tha të dielën në mbrëmje se kanë marrë sqarim nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian se “Brukseli pret që përgjigjja të jepet të hënën, deri në fund të orarit të punës, në mënyrë që, nëse përgjigja do të jetë pozitive, për të martën do të përgatitej ceremonia e nënshkrimit. Bëhet fjalë për një trysni të butë, ose për trysni plotësuese jo edhe aq të butë”, ka deklaruar ai për televizionin beogradas B92.
Qeveria e Serbisë do të mblidhet sot për të marrë një vendim lidhur me procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Javën që po lëmë pas, të dyja palët dështuan të arrijnë një marrëveshje për shkak të dallimeve të thella rreth mënyrës së qeverisjes së veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës.
Autoritetet serbe thanë se nuk kanë arritur të sigurojnë përgjegjësi për asociacionin e komunave serbe në fushat e policisë, drejtësisë dhe planifikimit hapësinor, sikundër as zotimin se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të shfaqen në veriun e Kosovës.
Prishtina, ndërkaq tha se është e gatshme për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, por nuk do të lëshojë pe në kërkesat për pushtet ekzekutiv, meqë kjo do të çonte në ndarje të brendshme të Kosovës.
Që nga e marta, autoritetet serbe kane vazhduar debatet rreth kësaj çështjeje meqë Beogradi duhet te vendosë nëse do të pranojë apo jo marrëveshjen nga e cila varet nëse do të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u tha medieve serbe se të hënën do të merret vendimi dhe Brukselit do t’i dërgohet një përgjigje me kërkesën për vazhdimin e bisedimeve dhe për shumë garanci për sigurinë e serbëve në Kosovë.