Lidhje

Presidenti Thaçi shkarkoi këshilltarin e tij nga radhët e komunitetit serb


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkarkoi të mërkurën nga detyra këshilltarin e tij politik, Branislav Nikoliç, pas ngritjes së dyshimeve se ai kishte qenë pjesëtar i shërbimit serb të zbulimit.

Vendimi i presidentit Thaçi, u mor pas raportimit nga Gazeta Express dhe televizioni T7, se Branislav Nikoliç, kishte qenë pjesë e Shërbimit serb të Zbulimit, i njohur si BIA.

Në njoftimin e zyrës së presidentit thuhet se “nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të z. Branislav Nikolic në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media. Përkundër kësaj, zyra e Presidentit i merr seriozisht raportimet e medieve për përfshirjen e mundshme z. Nikolic në aktivitete të dyshimta, qofshin ato të natyrës kriminale ose që cenojnë sigurinë kombëtare”.

Në njoftim thuhet se “nisur nga parimi i respektimit të ligjit dhe për t’u dhënë hapësirë autoriteteve të sigurisë që të kryejnë hetime të pavarura për këtë rast, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, ka liruar sot nga detyra e Këshilltarit Politik, z. Branislav Nikolic​”.

Në njoftim theksohet se presidenti Thaçi mbetet i përkushtuar për “avancimin e të drejtave të komuniteteve joshqiptare dhe përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet e qeverisë qendrore dhe lokale, bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Rasti konkret është thjesht çështje e sundimit të rendit dhe ligjit”, thuhet në njoftim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG