Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi që zgjedhjet lokale të mbahen më 22 tetor te këtij viti, një datë kjo e propozuar nga shumica e partive politike përfaqësuesit e të cilave u mblodhën paradite në zyrën e tij për t'u këshilluar rreth kësaj çështjeje.
Presidenti Thaçi bëri të ditur se ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me vendimin e tij dhe ligjet në fuqi.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në 38 komuna të vendit ku pritet të caktohen kryetarët e këtyre komunave dhe organet tjera qeverisëse lokale.
Konkurrenca më e fuqishme për zgjedhjet komunale pritet të zhvillohet në qytetet e mëdha të Kosovës posaçërisht në Prishtinë.
Shpallja e zgjedhjeve lokale ndodhë në një periudhë kur Kosova ende po numëron votat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, që nuk siguruan qartësi se kush do te qeverisë me vendin.
Facebook Forum