Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u zgjodh të mërkruën kryetar i ri i Partisë Socialdemokrate të Kosovës. Ai së bashku me grupin e 12 ish depuetëtve të lëvizjes Vetëvendosje që u ndanë prej asaj, ju bashkuan Partisë Socialdemokrate, që drejtohej nga Kaqusha Jashari.
Në kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj partie zoti Ahmeti u zgjodh kryetar, Visar Ymeri u zgjodh nënkryetar dhe Aida Dërguti, sekretare e përgjithshme.
Pak sak zgjedhjes, zoti Ahmeti tha se kjo parti do të punojë fort për sigurimin e mirëqenies së gjeneratave të reja.
“Ju ftoj në angazhim të përbashkët në shtrirjen e socialdemokracisë në gjithë Kosovën. I ftoj të gjitha subjektet e drejtimit socialdemokratik të bashkëngjiten në këtë betejë të përbashkët, gjithmonë për të siguruar një jetë më të mirë për gjeneratat e reja të cilat vijnë”, tha zoti Ahmeti.
Ndërsa, nënkryetari Visar Ymeri tha se tash e tutje po hapet një etapë e re në skenën politike të Kosovës e cila do ta forcojë demokracinë.
“Mendoj që kjo është një ditë e madhe për partinë socialdemokrate, për të gjithë ne te cilët i ndajmë dhe përqafojmë vlerat e lirisë, barazisë, solidaritetit e të mirëqenies, sepse që nga sot do të nisë një etapë e re për skenën politike në Kosovë e për socialdemokracinë në Kosovë”, tha zoti Ymeri.
Ripërtëritja e Partisë Socialdemokrate pasoi dorëheqjet përgjatë disa muajve të fundit të një pjese të deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje, pas krizës në atë parti që pasoi publikimin e bisedave private të disa deputetëve të saj në të cilat ishte përvijuar edhe një shprehje fyese për themeluesin e lëvizjes, Albin Kurti.
Në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit të vitit të kaluar, Vetëvendosje arriti të fitojë 32 vende në parlamentin e Kosovës duke u bërë subjekti i parë në Kosovë ndërsa në zgjedhjet për pushtetin komunal fitoi tri komuna përfshirë dy kryesoret Prishtinën dhe Prizrenin.
Dorëheqjet e lanë atë me 19 deputetë, duke e radhitur si forcën e tretë politike në parlamentin e Kosovës.
Facebook Forum