Lidhje

Kosova një hap më afër zgjedhjeve të parakohshme


Pak orë pasi që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i kërkoi koalicionit fitues të zgjedhjeve të vitit 2017, që të propozojë mandatarin e ri për themelimin e qeverisë, pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, tha se nuk ka një mandatar të tillë dhe ”është koha për të dëgjuar vullnetin e sovranit".

Zoti Veseli, që ishte edhe bartës i listës së koalicionit të deritashëm qeverisës tha se mbledhja e kryesisë "ka për qëllim të saktësojë në mënyrë zyrtare dhe institucionale qëndrimet e çdo grupi parlamentar në lidhje me situatën e krijuar pas rënies së qeverisë së Kosovës, si dhe konkretizimin e hapave për përcaktimin sa më të shpejtë të datës së zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë, si udhëheqës i koalicionit PAN, i kam kthyer përgjigje Presidentit të Republikës së Kosovës dhe e kam njoftuar se nuk do të ketë mandatar tjetër. Kam thënë dhe e përsëris: zgjedhjet janë te pashmangshme dhe janë në interes të Republikës së Kosovës", shkroi ai mes tjerash në rrjetet sociale.

Emërimi i një mandatari të ri apo caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme në këshillim me partitë politike, janë mundësitë kushtetuese të presidentit. Ndërsa shpërndarja e parlamentit është po ashtu një nga mundësitë që duket se tashmë do të ndodhë.

Kosova një hap më afër zgjedhjeve të parakohëshme
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:49 0:00

Partitë politike deri tash edhe ashtu kishin hedhur poshtë çdo mundësi tjetër përveç zgjedhjeve të reja, ndërsa një pjesë e tyre kishte kërkuar nga presidenti i vendit që të veprohet më shpejt në të kundërtën do të hedhin nismën për shpërndarjen e parlamentit përmes votimit që kërkon dy të tretat e votave të parlamentit 120 vendesh.

Nëse deputetët merren vesh për shpërndarjen e parlamentit atëherë presidenti duhet t'i shpallë zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre.

Kosova u fut në një krizë të re politike pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr javën e kaluar për t’u marrë në pyetje nga prokuroria e posaçme në Hagë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG