Lidhje

Vjosa Osmani – kryetare e parlamentit të Kosovës


Parlamenti i Kosovës u bë me kryetare. Deputetët zgjodhën Vjosa Osmanin nga Lidhja Demokratike në postin ne kryetares së parlamentit.

Seanca u bojkotua nga partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

Ajo zëvendëson në këtë post kryetarin e deritashëm Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje i cili më herët u zgjodh ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Albin Kurtit, duke lënë të lirë postin e kryetarit të parlamentit në të cilin ishte emëruar edhe me votat e Lidhjes Demokratike më 26 dhjetor.

Posti i kryetarit të parlamentit ishte edhe “çelësi” për arritjen e marrëveshjes ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo është hera e parë që një grua do të udhëheqë parlamentin e Kosovës dhe ky fakt u mirëprit edhe nga përfaqësues institucionesh e organizatash ndërkombëtare në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG