Lidhje

Parlamenti i ri i Kosovës mblidhet më 17 korrik


Me këtë veprim hapet procesi i ngritjes së institucioneve, që vlerësohet shumë i vështirë për shkak të pozicionimit të forcave politike në vend

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga vendosi që të caktojë për datën 17 korrik mbledhjen e parë të parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të tetë qershorit.

17 korrik: Mbledhja e Parlamentit të ri
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:44 0:00

Në vendimin saj thuhet se të gjitha veprimet e presidentes do të jenë të mbështetura në Kushtetutën e Kosovës e në ligjet në fuqi dhe pas konstituimit të Parlamentit, do ta dërgojë në Parlament edhe propozimin për mandatarin e ri për kryeministër.

Të premten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet zgjedhjeve sipas të cilave Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 37 vende në Parlament, Lidhja Demokratike 30, lëvizja Vetëvendosje 16 vende, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 11 dhe Nisma për Kosovën 6 deputetë, ndërsa 20 deputetë do t’u takojnë partive politike nga radhët e pakicave kombëtare.

Mbledhja e parë e parlamentit do të duhej të hapte rrugën për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Por, procesi nuk duhet aspak i lehtë. Partia Demokratike që doli e para në zgjedhje, ngulë këmbë se është ajo që duhet të drejtojë Parlamentin dhe të formojë qeverinë në bazë të kushtetutës. Ndërsa Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, tashmë kanë një marrëveshje për themelimin e qeverisë së re dhe synojnë që të shfaqen si një grup i përbashkët parlamentar.

Në fillim të javës që kaluar Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi vendimin lidhur me kërkesën e presidentes Jahjaga, mbi rolin e saj kushtetues në formimin e qeverisë.

Vendimi i Gjykatës lë të kuptohet se është Partia Demokratike e kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi ajo e cila merr e para mundësinë për formimin e qeverisë, ndërsa përjashton mundësinë që kjo qoftë edhe në herën e dytë të bëhet nga koalicioni pas zgjedhor i krijuar nga Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Vëzhguesit thonë se në rast të dështimit të Partisë Demokratike për të siguruar shumicën e nevojshme në Parlament, çështja në masë të madhe do të mbetet në duart e presidentes e cila duhet të vlerësojë se kush mund të ketë këtë shumicë për të emëruar mandatarin e ri.

LDK, AAK dhe Nisma për Kosovën së bashku me lëvizjen Vetëvendosje janë zotuar se nuk do t’i përgjigjen asnjë ftese të mundshme të Partisë Demokratike për formimin e qeverisë së re të Kosovës, ndërsa PDK me kushtin që të ketë votat e të gjitha pakicave kombëtare do të ketë nevojë për të paktën 4 vota shtesë që duhet t’i kërkojë në radhët e partive rivale.

XS
SM
MD
LG