Lidhje

Kosovë, arrestohen tre deputetë të lëvizjes Vetëvendosje


Policia e Kosovës arrestoi të premten tre deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu, ndaj të cilëve të mërkurën ishin lëshuar urdhër arreste.

Nën arrest tre deputetë të lëvizjes Vetëvendosje
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:55 0:00

Zoti Kurti u arrestua në oborrin e parlamentit të Kosovës, derisa deputetët po shkonin në seancën e së premtes. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë deputetët tjerë të lëvizjes Vetëvendosje që u përpoqën të kundërshtojnë arrestimin.

Kosovë, arrestohen tre deputetë të lëvizjes Vetëvendosje
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:10 0:00

Të tre deputetëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh pas vendimit të një gjykatësi të Gjykatës Themelore të Prishtinës, i cili të mërkurën lëshoi urdhër arrest për ta për shkak të mosparaqitjes së tyre në një seancë gjyqësore lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës vitin e kaluar në Parlamentin e Kosovës.

Tre të arrestuarit e sotëm dhe deputeti tjetër Faton Topalli, akuzohen “për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri tha se deputetët u arrestuan në mënyrë brutale dhe me urdhra politik.

Kjo është një vazhdimësi e përndjekjes masive dhe gjithëpërfshirëse që ka filluar ndaj lëvizjes Vetëvendosje veçanërisht kohëve të fundit me dënimin e katër aktivistëve tanë me 21 vite burg pa kurrfarë prove e as dëshmie dhe pastaj me këtë vazhdim të këtij gjyqi të padrejtë karshi deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje, në këtë rast për shkak të protestës sonë me ç’rast e mbrojtëm sovranitetin e Republikës dhe integritetin territorial të vendit”, tha zoti Ymeri.

Vitin e kaluar, për më shumë se gjashtë muaj deputetët e opozitës organizuan protesta dhe bllokuan punën e parlamentit me gaz lotsjellës kundër marrëveshjeve të arritura me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG