Lidhje

KQZ certifikoi kandidatët e Listës serbe për zgjedhjet në komunat veriore


Kosovo/CEC
Kosovo/CEC

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi në favor të certifikimit të kandidatëve të subjektit Lista serbe, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës, që do të mbahen më 19 maj.

Votimi pasoi urdhrin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për certifikimin e këtij subjekti politik, i cili u ankua për mocertifikimin e kandidatëve të tij një ditë më parë.

Paneli Zgjedhor për Ankesa ndërkaq hodhi poshtë kërkesën e subjektit Lista serbe që çështja e mos certifikimit të dërgohet në prokurori, meqë sipas saj me këtë ishte kryer vepër penale.

Certifikimi i kandidatëve të Listës serbe u kundërshtua sërish nga anëtarët e lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilët një ditë më parë abstenuan në votim duke pamundësuar certifikimin e tyre.

Mos certifikimi i kandidatëve të Listës serbe kishte nxitur reagimin e autoriteteve në Serbi.

Tri subjekte politike janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal të katër komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, që do të mbahen më 19 maj.

Të katër komunat janë pa kryetarë që nga 27 nëntori i vitit të kaluar kur ish kryetarët dhanë dorëheqje në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG