Komandanti i lartë NATO-s, gjenerali amerikan Philip Breedlove, tha sot se nuk do të ketë boshllëk të sigurisë në Kosovë as pas zbatimit të planeve për tërheqjen e forcave franceze të KFOR-it dhe aleanca aktualisht nuk ka plane për shkurtim të pranisë së saj në Kosovë.
Ai i bëri këto komente në fund të vizitës së tij në Kosovë gjatë të cilës veç tjerash vizitoi edhe trupat amerikane të vendosura në lindje të vendit për të kremtuar bashkë me ta ditën e falënderimeve. Ai tha se forcat paqeruajtëse janë të gatshme të përmbushin misionin e tyre dhe nuk do të ketë boshllëk në fushën e sigurisë.
Ditë më parë, u tha se presidenti francez, François Hollande, ka vendosur tërheqjen trupave franceze nga Kosova në pjesën e parë të vitit 2014, për shkak të shtimit të problemeve në Mali dhe në Afrikën Qendrore. Aktualisht pjesëtarët francez të KFOR-it janë të vendosur në veriun e trazuar të Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Gjenerali Breedlove tha se komandanti i KFOR-it, Salvatore Farina, është duke planifikuar përkujdesjen për këtë çështje duke shprehur bindjen se nuk do të ketë asnjë pengesë në misionin e KFOR-it.
“Në Shtabin e NATO-s bashkë me kombet e tjera do të vlerësojmë ndikimet afatgjate dhe si do të zgjidhet kjo çështje, por kam besim në planet e komandantit Farina për përmbushjen e boshllëkut”, tha ai.
Sipas planeve franceze, disa dhjetëra oficerë do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë, tha gjenerali Breedlove duke nënvizuar se aktualisht nuk ka plane për shkurtime të trupave dhe synimet për një gjë të tillë do të mbështeten në kushtet në terren, duke nënvizuar rëndësinë që kanë marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, që mundësuan edhe organizimin e zgjedhjeve për herë të parë në veriun e Kosovës.
“Ajo që ne kemi para vetës është një mundësi e jashtëzakonshme e krijuar nga marrëveshjet e arritura me punën e Bashkimit Evropian dhe zonjës (Catherine) Ashton, që krijuan kuadrin që i mundëson Kosovës dhe posaçërisht veriut të Mitrovicës të ecin përpara. Nëse shohim përparim konkret në këto vija, atëherë mund të marrim ndonjë vendim. Por tash për tash KFOR-i do të mbetet në terren me mandatin për përmbushjen e synimeve të tij kryesore, mjedisin e sigurt dhe lirinë e lëvizjes”, tha ai.
Rreth 50 mijë trupa të NATO-s u vendosën në Kosovë në fund të luftës në vitin 1999 ndërsa përgjatë viteve ato u shkurtuan dhe aktualisht në terren ndodhen rreth pesë mijë trupa. Shkurtimi i tyre pasoi përmirësimin e situatës në vend por edhe forcimin e mekanizmave të brendshëm të sigurisë në Kosovë.
Gjenerali amerikan tha se në takimet me zyrtarët e Kosovës është diskutuar edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila mbikëqyret nga NATO-ja. Kjo forcë e paraparë me planin e krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, nga shqiptarët shihet si bërthamë e ushtrisë së ardhshme të saj, ndërsa institucionet ndërkombëtare e shohin si një forcë që duhet të përballet me emergjencat civile. Gjenerali amerikan tha se tash për tash kjo forcë duhet të përqendrohet në profesionalizimin e mëtejmë.