Kosova shpreson në tejkalimin e situatës së krijuar me mosmarrëveshjen tregtare me Maqedoninë, që po pengon edhe lëvizjen e lirë të njerëzve. Autoritetet në Prishtinë thonë se bllokada është një veprim që bie ndesh me synimet integruese të të dyja vendeve. Ndërsa përfaqësues të biznesit thonë se me gjithë dallimet e thella ndërmjet eksporteve dhe importeve, bllokada dëmton interesat e të dyja vendeve dhe qytetarëve të tyre.