Në Kosovë, organizatat sindikale të mbështetura nga dhjetëra organizata joqeveritare, u hodhën sot në protesta për të kundërshtuar privatizimin e disa ndërmarrjeve publike, përfshirë edhe Postën e telekomin, që është kompania më fitimprurëse në vend. Sindikalistët thonë se nuk janë kundër procesit të privatizimit, por kërkojnë një konsensus në shkallë të gjerë që do të siguronte siç thuhet mbrojtjeve e pasurive kombëtare.