Lidhje

Farina: Kosova nuk është vend i terrorizmit


Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian, Salvatore Farina, tha të hënën se sfidat e Kosovës me terrorizmin janë njësoj si të gjitha vendeve demokratike

Komandanti i forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, Slavatore Farina, tha të hënën se përfshirja e qytetarëve në luftërat në lindjen e mesme nuk është një dukuri e veçantë për Kosovën, por një sfidë me të cilën po përballet e gjithë bota demokratike.

Komandanti i KFOR për sfidën e luftëtarëve të huaj
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

Në një takim me gazetarë në përmbyllje të punës së tij në krye të forcave të KFOR-it, ai tha se arrestimi i 40 të dyshuarve për përfshirje në luftërat në Siri dhe Irak, ditë më parë, paraqet një shenjë të mirë për dy arsye.

E para paraqet vullnetin e udhëheqjes së Kosovës, zonjës presidente, kryeministrit, ministrit të brendshëm e shefit të policisë dhe e dyta mënyrën shumë të efektshme të veprimit të policisë në një plan të ndërlikuar për të arrestuar të dyshuarit. Tash drejtësia do të bëjë punën e saj natyrisht.

Mendoj se kjo nuk është një kërcënim për të ardhmen, pra nuk mund ta konsiderojmë Kosovën si vend terrorizimi, por, natyrisht si çdo vend demokratik duhet të sigurohemi që nuk do të ketë dhunë, që dhuna dhe terrorizimi duhet të dënohen”, tha ai, duke nënvizuar se i takon edhe qytetarëve të Kosovës që të bashkëpunojnë me institucionet dhe ta thonë se kjo është e rrezikshme për vendin, rajonin dhe gjithë botën.

Gjenerali Farina, tha se janë bërë përparme në forcimin e Kosovës shumetnike paqësore e tolerante.

Do të përmend një ndryshim të madh që nga viti i kaluar. Veriu i Kosovës po ecën drejt normalizimit dhe integrimit”, tha gjenerali Farina, duke nënvizuar se bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që kanë hapur rrugën e këtij normalizimi, duhet të vazhdojnë, sikundër që, siç tha ai, edhe mekanizmat ndërkombëtar përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Evropian, duhet të kujdesen për integrimin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit.

Ai tha se KFOR-i do të vazhdojë praninë e tij në Kosovë dhe aktualisht nuk ka plane shkurtimesh me gjithë krizat në vende tjera të botës.

Aktualisht mbi 5 mijë trupa të NATO-s shërbejnë në Kosovë, ku 15 vjet më parë qenë vendosur mbi 50 mijë trupa duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare ndërmjet forcave serbe dhe kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

XS
SM
MD
LG