Lidhje

Kosovë, rishikimi i sektorit të drejtësisë


Kosovë: Thirrje për rishikimin e sistemit të drejtësisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:41 0:00

Autoritetet vendase e ndërkombëtare bënë thirrje të premten që të rishikohet sistemi i drejtësisë dhe të vendoset në funksion të së ardhmes evropiane të vendit.

Kosovë: Thirrje për rishikimin e sistemit të drejtësisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:41 0:00

Këto thirrje u bënë në konferencën “Rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit”, që ka për qëllim analizimin gjithëpërfshirës të sektorit të drejtësisë.

Autoritetet thanë se nëpërmjet këtij rishikimi synohet të identifikohen dhe përcaktohen objektivat strategjike për sundimin e ligjit me theks të veçantë në rritjen e efikasitetit të institucioneve në zbatimin e tij, rishikimin e kuadrit ligjor që rregullon sundimin e ligjit dhe vlerësimin e strukturës dhe mundësive të institucioneve në këtë sektor.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se një sistem i drejtësisë funksional dhe llogaridhënës është ndër hallkat më të rëndësishme në forcimin e perspektives evropiane të vendit.

“Kosova ka arritur rezultate të konsiderueshme në fushën e ndërtimit të institucioneve të pavarura të drejtësisë dhe të sundimit të ligjit. Kjo është e arritur edhe falë përkushtimit tonë dhe ndihmës së çmuar të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Me transferimit e përgjegjësisë të plota në ektorin e drejtësisë nga institucionet ndërkombëtare tek ato vendore rritet edhe përgjegjësia jonë për të siguruar një sistem efikas, të pavarur dhe të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm”, tha presidenti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se qeveria është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbështetjen e këtij procesi.

“Ky rishikim funksional i sektorit të sundimit të ligjit është në linjë me objektivat tona strategjike dhe në funksion të zbatimit të obligimeve të Republikës së Kosovës ndaj proceseve integruese euroatlantike dhe njëkohësisht ndaj partneritetit me partnerët strategjikë që i ka vendi”, tha ai.

Zëvendës-ambasadorja amerikane, Colleen Hyland bëri thirrje që në këtë proces të trajtohen sfidat me të cilat përballet sistemi i drejtësisë.

“Ju nxis që ta përdorni këtë proces për të parë përpara dhe ato çështje që ende kërkojnë vëmendje, në mesin e tyre një vëmendje të qartë për të trajtuar korrupsionin, duke përfshirë vendimet politike se cilat agjenci kanë autoritet, për të specializuar gjykatësit dhe prokurorët dhe praktikat tjera për të siguruar integritetin e gjyqësorit duke kontrolluar sfondin e gjyqtarëve”, tha ajo.

Zëvendës shefi për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Libor Chlad, bëri thirrje që të vazhdohet me reformat që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrimeve që dalin në rrugën evropiane të Kosovës.

“Në veçanti autoritetet e Kosovës nuk duhet të lënë anash reformat e vazhdueshme në lidhje me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe agjendën e reformave evropiane, përfshirë punën e rëndësishme legjislative mbi kodin civil, kodin penal, procedurën penale, ligjin mbi kompetencat e konfiskimit, atë të prokurorit të shtetit si dhe legjislacionin që ka të bëjë me pezullimin dhe heqjen e zyrtarëve të përfshirë ose të dënuar për korrupsion”, tha ai.

Perceptimi i keq i qytetarëve ndaj këtij sistemi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe zvogëlimi i numrit të madh të lëndëve të pazgjidhura nëpër gjykata, janë radhitur ndër sfidat kryesore të sistemit të gjyqësisë në Kosovë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG