Në Prishtinë, autoritetet vendase e ndërkombëtare thanë se duhet shtuar përpjekjet për të parandaluar rritjen e numrit të qytetarëve që synojnë migrimin e paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian. Në një debat mbi këtë çështje të organizuar nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, zyrtarët evropian thanë se qytetarët e Kosovës nuk mund të fitojnë strehim në vendet e Bashkimit Evropian dhe ikja në rrugë të paligjshme përveç që mund t'i varfërojë ata, dëmton edhe procesin e liberalizimit të vizave.