Lidhje

Kosovë, përfundon fushata për zgjedhjet e 1 dhjetorit


Në Kosovë sonte përfundon fushata për zgjedhjet komunale, raundi i dytë i të cilave zhvillohet të dielën më një dhjetor. Votimet do të mbahen në 25 komuna të vendit përfshirë edhe veriun e Mitrovicës të banuar me shumicë serbe. Mekanizmat vendas e ndërkombëtarë të sigurisë thanë se kanë marra masat për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm gjatë këtyre zgjedhjeve, ndërsa vëzhguesit tërheqin vëmendjen në gjuhën e ashpër që karakterizoi fushatën pesëditëshe për këtë raund të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG