Në Kosovë kanë vazhduar debatet rreth zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit të cilat u përshkuan me disa parregullsi që çuan në vendimin për përsëritje votimesh ne disa komuna. Aktualisht atje po bëhet edhe rinumërimi i 40 për qind të vendvotimeve gjë që mund të çojë në përsëritje votimesh edhe në zona të tjera nëse vërtetohen parregullsi. Partia Demokratike e Kosovës e cila ka fituar shumicën sipas rezultateve paraprake, tashmë ka filluar përpjekjet rreth krijimit të qeverisë së re.