Në Kosovë kanë vazhduar debatet rreth vendosjes së sundimit të ligjit edhe në veriun e banuar me shumicë serbe. Debatet kanë nxitur edhe përplasje ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit. Derisa ky i fundit pohon se është duke zbatuar mandatin e tij në tërë Kosovën, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës thonë se ky mision po pengohet nga çështjet politike.