Forca të mëdha të sigurisë përcollën votimet në veriun e Mitrovicës të banuar me shumicë serbe. Mbi 300 pjesëtarë të policisë së Kosovës të mbështetur nga policia e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit dhe forcat paqeruajtëse ishin vënë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e votimeve në këtë zonë.
Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, flasin për një pjesëmarrje prej mbi 17 për qind të votuesve në zgjedhjet për kryetarin e kësaj komune.
Kjo është hera e tretë që votohet në këtë zonë. Votimet e tre nëntorit u anuluan për shkak të incidenteve të dhunshme ndërsa rezultatet e rivotimeve të 17 nëntorit, vunë përballë në raundin e sotëm, Nismën Qytetare SDP të drejtuar nga Oliver Ivanoviç dhe Nismën qytetare serbe të drejtuar nga Kërstimir Pantiç dhe të mbështetur nga Beogradi zyrtar.
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që është përfshirë në lehtësimin e zgjedhjeve në veri, është shprehur i kënaqur me ecurinë e procesit dhe për këtë arsye, sonte është vendosur që numërimi të ndodhë në vendvotime në veri, ndryshe nga 17 nëntori, kur kutitë e votimeve ishin bartur në Qendrën për Numërim dhe Rezultate në Fushë Kosovë afër Prishtinës.
Autoritetet thanë se situata gjatë votimeve të sotme ishte e qetë edhe në Mitrovicë por edhe në komunën e Zveçanit, një zonë tjetër e banuar me shumicë serbe ku zgjedhjet u përsëriten në tri vendvotime.
Zgjedhjet e sivjetme për pushtetin komunal janë të parat në të cilat janë përfshirë edhe komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Përfshirja e tyre ishte pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur në prill të këtij viti në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Pas zgjedhjeve atje pritet krijimi i bashkësisë së komunave serbe me një shkallë të gjerë autonomie.
Beogradi i cili mbështetë Nismën qytetare serbe në këto zgjedhje i ka siguruar serbët se më pushtetin komunal në veriun e Kosovës ata do të ruajnë lidhjet e tyre me Serbinë, ndërsa Prishtina i sheh zgjedhjet si hapin e parë të rëndësishëm drejt integrimit të asaj zone ku ende nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Kosovës.