Lidhje

Kosovë: Rizgjedhje të presidentit apo zgjedhje të jashtëzakonshme?


Kosovë: Rizgjedhje të presidentit apo zgjedhje të jashtëzakonshme?
Kosovë: Rizgjedhje të presidentit apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

Edhe më tej askush nuk e di qartë se cila do të jetë rrjedha e zhvillimeve politike në Kosovë - nëse do të ketë një president të ri apo vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Gjykata Kushtetuese e shpalli jo kushtetuese zgjedhjen e presidentit Behgjet Pacolli dhe detyrën e presidentit tash është duke e kryer kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi, për të dytën herë brenda gjashtë muajsh. Opozita paralajmëron bojkotimin e votimit të presidentit, nëse përsëritet kandidatura e Behgjet Pacollit, me çka do të pamundësohej zgjedhja e tij.

Aleanca Kosova e Re, paralajmëroi mundësinë e shkëputjes së Koalicionit Qeverisës me Partinë Demokratike të kryeministrit Hashim Thaçi, si pasojë e zhvillimeve të fundit politike në vend.

Në Partinë Demokratike të Kosovë nuk kanë komentuar këtë qëndrim të Aleancës Kosova e Re ndërsa kanë shfaqur qëndrime të ndryshme për daljen nga gjendja e krijuar në vend. Presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi pret hapjen e një debati ndërmjet forcave politike jo vetëm për këtë situatë por edhe për zhvillimet e mëtejme politike..

Ndërkaq nënkryetari i Partisë Demokratike Hajredin Kuqi, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës tha se janë partitë e tjera ato që quhet të ofrojnë zgjidhje, derisa nënkryetari tjetër i kësaj partie Fatmir Limaj thotë se çështja është tek partia më e madhe në pushtet.

Opozita ka hedhur poshtë çdo mundësi që të votojë për zotin Pacolli nëse nuk ndryshon qasja e koalicionit qeverisës.

Bojkotimi nga ana e opozitës i seancës së 22 shkurtit në Parlamentin e Kosovës, kur u votua për zotin Pacolli, bëri që Gjykata Kushtetuese ta shpallë vendimin jo kushtetues. Një rivotim, pa opozitën do të ishte i pamundur, meqë koalicioni nuk do të kishte numrin e mjaftueshëm prej të paktën 80 deputetësh në Parlamentin 120 vendesh të Kosovës.

XS
SM
MD
LG