Policia e Kosovës konfiskoi mbi 100 kilogram të lëndëve narkotike, gjatë një operacioni që u vlerësua si një prej veprimeve më të suksesshme të njësive të luftës kundër trafikut me narkotikë. Bahri Shala, drejtor i njësive për hetimin e trafikimit me narkotikë, tha se operacioni me emrin e koduar “Era”, është zhvilluar prej disa muajsh.. Gjatë bastisjeve në tri shtëpi në rajonin e Prishtinës, janë arrestuar tre persona.
“Gjatë kontrollimit të tri shtëpive, janë sekuestruar 109 kilogramë drogë e llojit marihuanë, një revole e kalibrit 9 mm me 14 fishekë, një ‘skorpion’ me 25 fishekë, janë konfiskuar katër vetura dhe 4 mijë e 150 euro”, tha ai.
Zoti Shala tha lëndët narkotike kanë hyrë në Kosovë nga Shqipëria, ndërsa synimi ishte tregu ndërkombëtarë. Zoti Shala tha se ky është një prej operacioneve më të mëdha në të cilin ishin përfshirë 60 oficerë të policisë dhe paralajmëroi arrestime të reja.
Policia e Kosovës është zotuar sërish që të forcojë luftën kundër trafiqeve të paligjshme edhe ndërkombëtare.
Javën e kaluar Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian filluan dialogun e strukturuar për sundimin e ligjit në të cilin u nënvizua rëndësia e përmirësimit të mundësive të Kosovës për të hetuar dhe për të ndjekur penalisht në mënyrë efektive rastet e krimit të organizuar ndër-kufitar, sidomos trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore.
Në takim është theksuar nevoja për rritjen e përpjekjeve për të parandaluar, hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin, ashtu si edhe nevoja për krijimin e mundësive për trajtimin e pasurive të përfituara nëpërmjet këtyre krimeve serioze.
Fillimi i këtij dialogu qe paralajmëruar që më 27 mars të këtij viti nga komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fule, i cili atëbotë u dorëzoi autoriteteve të Prishtinës,dokumentin për fillimin e studimit të fizibilitetit për përfshirjen në marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian.
Fillimi i studimit të fizibilitetit u bë i mundur pas marrëveshjes së arritur në fillim të muajit mars ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për përfaqësimin rajonal të Kosovës, marrëveshje që i mundësoi Serbisë ndërkaq të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.