Në Kosovë, autoritetet thanë se nuk do të ketë asnjë ndryshim të vendimit për ndalimin e importeve nga Serbia, përderisa ajo nuk vendosë të njohë vulat doganore të Kosovës. Komentet e tyre pasuan reagimet e shumta të zyrtarëve të Beogradit por edhe përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës të cilët e cilësuan ndalimin e importeve si veprim që dëmton interesat e qytetarëve, posaçërisht atyre të komunitetit serb në Kosovë.