Në Kosovë, sot është bërë ndërrimi i komandës së forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja. Gjenerali gjerman, Erhard Drews, u bë komandanti i 19 me radhë në krye të KFOR-it që nga vendosja e tij në Kosovë 12 vjet më parë. Ndërrimi i komandës ndodh disa javë pas shpërthimit të dhunës në veriun e Kosovës ,ku gjendja u qetësua pas vendosjes së trupave shtesë të NATO-s të cilat ndërmjetësuan edhe një marrëveshje të përkohshme deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për vendkalimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.