Kosova po përballet me një mot të keq, të shoqëruar me reshje të shumta të borës dhe temperatura të ulëta.
Disa komuna kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa Forcat e Sigurisë së Kosovës janë angazhuar në hapjen e rrugëve. Trupat u dërguan edhe në qendrën e skijimit në Brezovicë, rreth 60 kilometra në jug të Prishtinës për të zhbllokuar disa qindra pushues, përfshirë edhe nxënës që kishin mbetur atje për shkak rrugëve të zëna nga bora.
Institutit Meteorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se temperaturat do të shënojnë rënie gjatë javës dhe sipas parashikimeve ato do të bien deri në minus 22 gradë Celsius.
Gjendja e krijuar në vend ka bërë që ministria e Arsimit të vendosë ndërprerjen e mësimit në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës deri më 13 shkurt.