Autoritetet komunale në Mitrovicë, kanë larguar punonjësit dhe pajisjet e Radiotelevizionit të Mitrovicës nga mjediset ku vepronte ky medium lokal. Autoritetet thanë se kane ekzekutuar kësisoj një urdhëresë të datës 10 korrik me të cilën kërkohej lirimi i mjediseve në shfrytëzim të RTV Mitrovicës.
Ekipi i këtij mediumi reagoi duke e cilësuar të paligjshëm veprimin e autoriteteve komunale.
Ndërprerja e punës nxiti reagime të ashpra të shoqatave të medieve dhe gazetarëve në Kosovë.
Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës i njohur si AMPEK, nëpërmjet një komunikate dënoi ashpër “ndërhyrjen e policisë në lokalet e RTV Mitrovica”. AMPEK-u shpjegon në një komunikatë për opinion se “komuna e Mitrovicës me datën 10 korrik 2012, ka lëshuar një konkluzion mbi lejimin e ekzekutimit të aktit administrativ për zbrazjen e zyrave dhe hapësirave tjera që i shfrytëzon RTV Mitrovica. Përfaqësuesi i RTV-së Mitrovica i është drejtuar AMPEK-ut me qëllim që ky institucion i pavarur të shqyrtojë mundësinë e procedimit lidhur me këtë çështje. AMPEK-u gjithashtu është në dijeni se RTV Mitrovica, i është drejtuar organeve gjyqësore lidhur me këtë kontest pronësor, në mënyrë që gjykata të thotë fjalën përfundimtare”.
AMPEK-u vlerëon se sic thuhet “ndërhyrja e paautorizuar e policisë në lokalet e RTV-së Mitrovica, dhe demolimi i pajisjeve të këtij mediumi informativ, është ndërhyrje direkte në median e lirë, veprim ky që cenon rëndë lirinë dhe zhvillimin e mediave dhe demokracisë në Kosovë”.
Ndaj këtij rasti reaguan edhe Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës dhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës, duke bërë thirrje për “pezullimin e urdhrit të komunës deri në vendimin përfundimtar të gjykatës mbi këtë çështje”.
“Ndërhyrjet e pushtetit në media, sikur kjo që ka ndodhur në TV Mitrovica cenojnë rëndë lirinë e shtypit dhe vlerat demokratike në vend”, thuhet në një komunikatë të Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës.
Ndërsa, Unioni i Gazetarëve të Kosovës e cilëson këtë veprim të komunës së Mitrovicës “si të turpshëm, dhe të dëmshëm për zhvillimin e medieve, sidomos kur kihet parasysh që ky është i vetmi radiotelevizion lokal në këtë rajon”.
Unioni u ka bërë thirrje edhe Avokatit të Popullit dhe të gjithë institucioneve tjera që “ta trajtojnë shumë seriozisht rastin e kësaj ndërhyrjeje flagrante të Komunës së Mitrovicës në punën e Radiotelevizionit të Mitrovicës e cila ka është dritarja e vetme e informimit nga ky rajon”.
Autoritetet e komunës së Mitrovicës nuk kanë komentuar këto veprime, ndërsa policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate thekson se ajo “ishte e pranishme për shkaqe sigurie gjatë zbatimit dhe ekzekutimit të vendimit nga inspektorët komunal”, ndërsa mohoi të ketë pasur veprime të dhunshme.
RTV Mitrovica, i vetmi medium i pavarur me frekuenca rajonale, ishte vendosur në mjediset prej nga u largua, me një leje të Misionit të Kombeve të Bashkuara.