Lidhje

Kosovë: Lëvizja Vetëvendosje proteston në parlament


Mbledhja e sotme e Parlamentit të Kosovës është ndërprerë disa herë për shkak të protestës së deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre me mospajtimin e deputeteve të partive të tjera politike me kërkesën për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohej gjendja në qytetin e Mitrovicës.

Deputetët e kësaj lëvizjeje bllokuan për një kohë foltoren e Parlamentit me një pankartë ku ishin shënuar emrat e Selver Haradinajt, i vrarë gjatë fundjavës në banesën e tij në Mitrovicë, dhe policit Enver Zymberi, i cili u varë në korrik të vitit të kaluar gjatë operacionit të policisë së Kosovës për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare me Serbinë.

Lëvizja Vetëvendosje kërkoi seancë të jashtëzakonshme pas zhvillimeve të fundit në veriun e Mitrovicës, të cilat kanë nxitur tensione në atë zonë të banuar me shumicë serbe.

Autoritetet thanë se gjendja aktuale në Mitrovicë është më e qetë dhe janë shtuar patrullimet në zonat e banuara me popullatë të përzier në veriun e këtij qyteti.

XS
SM
MD
LG