Në Kosovë, autoritetet kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj një propozimi për status special për veriun e Mitrovicës.
Këto komente u bënë pas publikimit të një raporti nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, ku bëhet thirrje që deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare politike, palët të kërkojnë zgjidhje të përkohshme për përmisimin e sundimit të ligjit dhe ndihmën financiare për veriun e Kosovës.
Veriu i Kosovës i banuar me shumicë serbe vazhdon të jetë skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës dhe i ndarjeve të thella etnike.
Nga Prishtina njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu.