Autoritetet e Serbisë thanë të hënën se do të angazhohen me të gjitha mjetet politike dhe diplomatike për të kundërshtuar krijimin e ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tyre do të rrezikonte mbijetesën e serbëve në Kosovë. Javën e kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i dorëzoi parlamentit projektligjin për ndryshimin e misionit dhe detyrave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila ka nxitur reagimin edhe të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat kërkojnë që një gjë e tillë të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Ndërsa deputetët e parlamentit të Kosovës sot shprehën besimin se kjo gjë do të përkrahet edhe nga aleatët e Kosovës.