Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, bëri të ditur se po zhvillon hetime lidhur me zjarrin që përfshiu një vend të dyshuar si varrezë masive, në fshatin Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë. Në njoftimin e EULEX-it thuhet se një mur 12 metra i lartë u përfshi nga flakët dhe njësitë e Forcës së Sigurisë për më shumë se shtatë orë kanë punuar për të vënë zjarrin nën kontroll.
Zyrtarët e EULEX-it thanë se, dëmtimet në këtë vend janë shumë të mëdha. “Kjo është një pengesë e madhe, meqë muret janë dëmtuar rëndë dhe tani duhet të rrënohen. Puna në gërmime është ndërprerë. EULEX-i do ta bëjë vlerësimin e sigurisë për të vazhduar më tej, por tash për tash nuk dihet se kur mund të vazhdojnë gërmimet”. Shkaqet e zjarrit, që thuhet të ketë rënë që ditën e shtunë, janë ende të panjohura për zyrtarët e EULEX-it të cilët thanë se kanë filluar hetimet.
Në fund të gushtit të vitit 2010 autoritetet filluan hulumtime në fshatin Zhilivodë në një vend të dyshuar se mund të ketë trupat e mbi 20 pjesëtarëve të komunitetit serb të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Zona ku po bëhen gërmimet është e njohur me miniera ku nxirret qymyr me metoda të vjetra. Zyrtarë të policisë së Kosovës thanë se dyshohet që zjarri ka shpërthyer për shkak të temperaturave të larta dhe shpërthimit të mundshëm të gazrave nëntokësore.
Përfaqësues të shoqatave të familjarëve të serbëve të zhdukur gjatë luftës, hodhën dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm për të penguar gërmimet.
Ndërkaq, zyrtarë të komisionit qeveritar për personat e zhdukur thanë se dëmet e shkaktuara nga zjarri nuk janë duke penguar procesin e gërmimeve.
Autoritetet në Kosovë dhe Serbi, kishin planifikuar që gjatë vitit 2012 të zhvillohen kërkime në 36 vende të ndryshme, ku mendohet se mund të ketë trupa të të zhdukurve.
Edhe trembëdhjetë pas luftës, ende nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 700 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë shqiptarë të Kosovës.