Lidhje

Kosovë: Dy vjet burg për trazirat e marsit 2004


Kosovë: Dy vjet burg për trazirat e marsit 2004
Kosovë: Dy vjet burg për trazirat e marsit 2004

Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë në Kosovë, bëri të ditur se një shqiptar është dënuar me dy vjet heqje lirie, me kusht, në lidhje me trazirat e marsit të vitit 2004.

Në një njoftim të këtij misioni thuhet se Esmin Hamza është urdhëruar gjithashtu që t’i paguajë dymijë euro.

Esmin Hamza ishte akuzuar për, nxitje të urrejtjes, trazirave apo mos-tolerancës kombëtare, racore, fetare ose etnike, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dëmeve të mëdha pronësore dhe pjesëmarrje në turmë.

Më 18 mars 2004, Esmin Hamza ka shkaktuar zjarrvënie dhe ka nxitur publikisht urrejtje, trazira apo mos-tolerancë ndaj grupit etnik të Serbëve që jetojnë në Kosovë. Po ashtu, ai, një ditë më herët, u kishte vënë zjarrin disa makinave të UNMIK-ut.

Aktakuza ishte ngritur më 21 mars 2006.

Të paktën 19 persona, nga të cilët 11 të përkatësisë kombëtare shqiptare dhe 8 të përkatësisë serbe, humbën jetën gjatë trazirave të dhunshme të marsit 2004. Qindra shtëpi dhe objekte fetare u dëmtuan gjatë trazirave që zunë fill në veriun e Kosovës, kur tre fëmijë shqiptarë humbën jetën në rrethana ende të pasqaruara në lumin Ibër.

Shqiptarët fajësuan serbët në veri për këtë ngjarje, por hetimet e mëvonshme të UNMIK-ut nuk arritën të zbardhin shkaqet që çuan në shpërthimin e dhunës.

XS
SM
MD
LG