Në Kosovë, deputetët e Parlamentit nga radhët e opozitës kritikuan marrëveshjen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për përfaqësimin rajonal të Kosovës, duke e cilësuar atë si hap në dëm të pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, në Bruksel, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, thanë se marrëveshja ishte historike për ardhmërinë evropiane të Kosovës dhe Serbisë.