Në Kosovë, krizës aktuale politike i janë shtuar edhe debatet për zgjedhjen e presidentit të ri, meqë në fillim të prillit përfundon mandati i presidentes aktuale, Atifete Jahjaga. Presidenti i ri duhet të zgjidhet një muaj para përfundimit të këtij mandati. Procesi mund të sfidohet nga kriza politike për zgjidhjen e së cilës qëndrimet janë tërësisht të ndara. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, ndërsa qeveria thotë se rrugëdalje të tjera duhet të kërkohen në një dialog politik.