Në Kosovë, autoritetet shpallën sot fituesin e tenderit për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për 20 vitet e ardhshme. Konsorciumi fitues franko - turk, është zotuar të investojë 100 milionë euro për modernizimin e aeroportit dhe t'i paguajë buxhetit të Kosovës afro 40 për qind të fitimit nga të ardhurat e përgjithshme. Kjo ngjarje shënon rastin e parë të një marrëveshjeje afatgjatë për investime në infrastrukturë dhe shërbime publike në Kosovë.