Në Kosovë, nga muaji janar deri në korrik, 63 veta kanë humbur jetën nga pasojat e aksidenteve në trafik, ndërsa mbi 5 mijë janë plagosur. Në të njëjtën periudhë të vitit numri i përgjithshëm i aksidenteve është mbi 10 mijë. Statistikat flasin për shtim të aksidenteve gjatë muajve të verës kur edhe shtohen lëvizjet e qytetarëve që hyjnë dhe dalin nga Kosova. Policia flet edhe për dukuri të pazakonshme e të paligjshme në rrugët e Kosovës.