Autoritetet serbe presin që Prishtina të zgjasë afatin për regjistrimin e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet komunale të tre nëntorit në Kosovë. Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se shtyrja e afatit do të krijonte mundësi për pjesëmarrje sa më të gjerë të serbëve në këto zgjedhje, ndërsa deri në përfundim të procesit të regjistrimit do të diskutohej gjetja e një zgjidhjeje për mospajtimet rreth dukjes së fletëvotimeve për këto zgjedhje.