Kosova dhe Serbia po vazhdojnë diskutimet mbi rrugët e organizimit të zgjedhjeve për pushtetin komunal në Kosovë, përfshirë edhe komunat veriore të saj të banuara me shumicë serbe. Zgjedhjet që do të mbahen më tre nëntor, në veri do të organizohen dhe mbikëqyren nga misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, ndërsa bisedimet që po zhvillohen aktualisht në Bruksel ndërmjet grupeve punuese të të dyja palëve synojnë sqarimin e hollësive rreth mënyrës së votimit në veri, përdorimit të dokumenteve si dhe të votimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vendet e rajonit me statusin e refugjatit.
Të dy vendet vazhdojnë diskutimet mbi rrugët e organizimit të zgjedhjeve lokale, përfshirë edhe komunat me shumicë serbe.