Në Kosovë, koalicioni i Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi sot vazhdimin e shpejtë të seancës së parlamentit. Javën e kaluar seanca u ndërpre pasi parlamenti dështoi të zgjedhë kryetarin e tij, për shkak të qëndrimeve tërësisht të kundërta të këtij koalicioni, që pretendon shumicën dhe Partisë Demokratike, që nuk pranon të heqë dorë nga e drejta e saj për të zgjedhur kryetarin e parlamentit në bazë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të tetë qershorit.