Lidhje

Kosovë: Parlamenti voton për ndryshimin e ligjit zgjedhor


Parlamenti i Kosovës vendosi me shumicë votash që të ngarkojë komisionin e tij të ligjeve, për propozimin e ndryshimeve të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në vend.

Parlamenti synon që brenda muajit shkurt të përfundojë reforma e sistemit zgjedhor, para se të vendoset data e zgjedhjeve të reja që duhet të mbahen brenda këtij viti.

Tashmë fundi i muajit shtator është përmendur si periudhë e mbajtjes së zgjedhjeve, rreth së cilës mund të ketë një pajtim më të gjerë politik.
XS
SM
MD
LG