Një studim i kryer kohët e fundit nga Grupi për studime politike dhe juridike në Kosovë, vë në pah se përveç kushteve ekonomike, ndër shkaqet që ndikojnë në shtimin e numrit të migruesve drejt vendeve të Bashkimit Evropian janë edhe pakënaqësitë më zhvillimet politike në vend. Përveç përpjekjeve për shtimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike, grupi u bëri thirrje autoriteteve për një fushatë vetëdijesimi të qytetarëve për praktikat e Bashkimit Evropian për migrimin si dhe pasojat që rrjedhin nga migrimi i paligjshëm.