Në Kosovë është shtuar trysnia ndaj Partisë Demokratike që të mbledhë parlamentin për të zgjedhur udhëheqjen e tij, që është kusht për ndërtimin e institucioneve të reja.
Por, njëkohësisht atje janë shtruar debatet për mundësinë e rirreshtimeve të reja politike, meqë vendimi i partive tjera shqiptare për të hequr dorë nga pretendimi për postin e kryetarit të parlamentit, ka vënë në pikëpyetje vazhdimin e koalicionit pas zgjedhor të Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe lëvizjes Vetëvendosje.