Në Kosovë po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Sonte përfundon zyrtarisht fushata e cila deri tani është cilësuar e qetë dhe pa incidente të theksuara përveç disa përplasjeve ndërmjet subjekteve politike serbe në veriun e Kosovës.