Lidhje

Kosova e sheh botën më të sigurt pa Osama bin Ladenin


Kosova e sheh botën më të sigurt pa Osama bin Ladenin
Kosova e sheh botën më të sigurt pa Osama bin Ladenin

Në Kosovë, institucionet por edhe partitë politike thonë se vrasja e liderit terrorist të Al-Kaidës, Osama Bin Laden shënon një moment kthese në luftën kundër terrorizmit.

Në deklaratën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, thuhet se “prej sot bota është më paqësore, prej sot njerëzit janë më të sigurt të shkojnë në punë, në shkollë, të udhëtojnë me metro, me tren, me aeroplan, më të sigurt për jetën e tyre. Krye terroristi Osama Bin Laden mori dënimin e merituar pas gjithë vrasjeve, vuajtjeve, dhimbjeve dhe dëmeve që i shkaktoi botës. Drejtësia u vu në vend. E mira fitoi kundër të keqes. Njerëzit do të jetojnë në paqe, në përparim, të patrembur dhe të pa rrezikuar.

Lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar është në funksion të paqes, të prosperitetit, të sigurisë për të gjithë, në mbrojtje të jetës dhe të dinjitetit të njeriut”. Në reagimin e presidentes Jahjaga thuhet po ashtu se “Republika e Kosovës, populli i saj e mirëpritën lajmin për eliminimin e krye terroristit të botës, duke qenë të ndërgjegjshëm dhe falënderues për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, disa vjet më parë, kur u ndal lufta dhe spastrimi etnik, u vendos paqja dhe stabiliteti në rajon. Kosova në luftën kundër terrorizmit është përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për një botë më të mirë, në të cilën njerëzit e të gjitha besimeve, të gjitha racave, të gjitha kombeve bashkërisht do të ndërtojnë të ardhmen përparimtare, thuhet në reagimin e presidentes Jahjaga.

Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate “përgëzon forcat amerikane për operacionin e suksesshëm dhe konsideron se vrasja e liderit terrorist të Al-kaidës, Bin Laden, shënon një moment kthese në luftën kundër terrorizmit, jo vetëm për popullin amerikan, mirëpo për të gjithë popujt e botës të cilët e duan lirinë dhe paqen. Në këtë moment kthese, populli i Kosovës ndan me popullin amerikan ndjenjën e shpresës dhe solidaritetit për një jetë me të sigurt dhe më paqësore. Kjo ngjarje, është një moment i përkujtimit për të gjitha jetët e humbura në luftë kundër terrorizmit, dhe një moment i shpresës se e mira do të ngadhënjejë mbi të keqën”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG